Egnatia në Champions League

Titulli kampion i Egnatias i ka vënë vulën edhe pjesëmarrjes së skuadrave shqiptare në kompeticionet europiane në verë.

Skuadra rrogozhinase do të shkojë në Ligën e Kampioneve, për të dytin edicion radhazi. Po ashtu si në edicionin e kaluar, skuadra rrogozhinase për shkak të koeficientit ende të ulët, e nis në vazon e skuadrave më të dobëta në shortin e turit të parë.

Ndërkohë, tre skuadrat e tjera do të luajë në turin e parë të Ligës së Konferencës. Partizani dhe Vllaznia, falë koeficientit që kanë, do të nisin rrugëtimin në vazot e skuadrave të forta të paktën në turin e parë të turneut. Ndërsa Dinamo, që përfaqësohet me koeficientin e kampionatin do e nisë te vazoja e skuadrave të dobëta.



sfidanti.al