Zyrtare, Ancelotti te Brazili

Carlo Ancelotti do të largohet nga posti i trajnerit të Real Madrid në fund të këtij muaji për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht, duke i dhënë fund spekulimeve që kanë qarkulluar prej muajsh për të ardhmen e teknikut italian. Ancelotti do të largohet nga “Santiago Bernabeu” pas një periudhe të dytë të suksesshme në krye të skuadrës spanjolle, gjatë së cilës fitoi disa trofe të rëndësishëm.

Gjatë këtij mandati të dytë me madrilenët, 65-vjeçari arriti të fitojë dy tituj të La Liga-s, dy Kupa të Mbretit dhe dy Liga të Kampionëve, duke çuar në total në 15 numrin e trofeve të fituar si trajner i Real Madridit. Ai është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e klubit, me një kontribut të rëndësishëm në dominimin e madrilenëve në arenën spanjolle dhe europiane. Ancelotti do të nisë detyrën e tij të re me kombëtaren braziliane më 28 maj, pas përfundimit të sezonit të Real Madrid. Ai do të bëhet italiani i parë që drejton kombëtaren pesë herë kampione bote, një emërim që është konsideruar si një lëvizje strategjike nga Federata Braziliane e Futbollit (CBF).

sfidanti.al