Vllaznia me dy kampionë të vitit 2001 në staf

Për herë të fundit Vllaznia ka fituar një kampionat në sezonin 2000-01, sukses që përkonte me titullin e 9-të në historinë e shkodranëve. Një titull që erdhi pas një sezoni shumë rivalizues ndaj Tiranës dhe që u vendos vetëm në javën e fundit të atij edicioni. Një histori në dukje që po përsëritet, ku shkodranët kanë sërish mundësi që në ndeshjen e fundit të sezonit të triumfojnë sërish, ku një fitore ndaj Egnatias do të siguronte kampionatin e 10-të për kuqeblutë, që po ashtu do të pasonte edhe me yllin e parë të vendosur në fanellën e kuqebluve.

Një “fiksim” tashmë prej vitesh i tifozerisë, por edhe drejtuesve të klubit shkodran. E nëse suksesi i fundit daton para 24 vitesh, në skuadrën aktuale si pjesë e stafit janë dy nga kampionët e fundit kuqeblu. Fjala është për zëvendës trajnerin, Vioresin Sinani, i cili në sezonin 2000-01 shënonte 15 gola. Me ish-sulmuesin që udhëhiqte shkodranët drejt suksesit. Por një tjetër ish-kampion është edhe trajneri i portierëve, Ideal Lekiqi. Pavarësisht se ishte në një moshë shumë të re në sezonin 2000-01, edhe ai e ka provuar shijen e kampionit me skuadrën shkodrane. Te Vllaznia patjetër duket se e kanë si “fat” praninë e dy kampionëve të fundit me fanellën kuqeblu në staf, me shpresën që pas titullit si futbollistë, ta provojnë edhe shijen e fitores në rolin e trajnerit.

sfidanti.al