Finalja e Champions League, Felix Brych do të arbitrojë Juventus-Real Madrid

Finalja e Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Realit të Madridit do të gjykohet nga një arbitër gjerman dhe bëhet fjalë për Felix Brych. Ky është vendimi  i marrë nga UEFA të cilin e publikoi edhe ne faqen zyrtare të internetit. Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2007, Felix Brych këtë sezon ka gjykuar 5 ndeshje në Ligën e Kampioneve, mes të cilave ajo mes Portos e Juventusit e përfunduar 2-0 për bardhezinjtë. Po kështu, Brych ka gjykuar edhe sfidën e parë cerekfinale të Europa League mes Manchester United dhe Anderlechtit. Më parë Brych e ka gjykuar Juventusin edhe në  ndeshjet me Manchester City sezonin e kaluardhe Atletico Madrid përpara 2 sezonesh.

sfidanti.al