Juventus-Real Madrid, në Cardiff perballen 2 stile të kundërta loje
Juventusi dhe Reali i Madridit janë skuadrat që do të diskutojnë finalen e Ligës së Kampioneve që do të luhet në Millennium Stadium të Cardiffit në 3 qershor. Është një përballje mes dy skuadrave me stile loje krejtësisht të kundërta. Ndërsa Reali i Madridit ka si armën më të fortë repartin e sul,it, Juventus është skuadra që ka mbrojtjen më të mirë. Diferencat mes ekipeve vërtetohen edhe nga statistikat; Kështu Reali i Madridit është një ekip me një mesatare të lartë golash të shënuar për ndeshje, 2.67, ndërsa Juventus ka 1.75 gola për ndeshje. Në repartin e prapavijës ndodh krejtësisht e kundërta me Zonjën e Vjetër që ka një diferencë të konsiderueshme, me 0.25 gola të pësuar kundrejt 1.42 golave të pësuar nga ‘Los Blancos’. Më e ekuilibruiar është situata në aspektin e golavarazhit. Juventus ka një bilanc me 21 gola të shënuar e 3 të pësuar me diferencë +18, ndërsa Reali i Madridit, ka 32 gola të shënuar e 17 të pësuar.
sfidanti.al