Nuk mbahet mend, por thonë se edhe gjyshërit tanë , para se të luanin një ndeshje futbolli, kërkonin besën nga njëri tjetri: “ Do luajmë, por pa hile!” Edhe në vitin 2025-së, nipërit e gjyshërve, tamam – tamam futbollistët që do të luajnë në “Final 4”, prapë shikojnë më dyshim nga njëri tjetri , duke kërkuar besën : “ Do luajmë, por pa hile!” Po a ka ndryshuar ndopak forma e hilesë? Dikur ishin futbollistët që donin t’ia hidhnin njëri – tjetrit, tani hileja vjen nga sipër, nga sistemi, posaçërisht nga “vëllai i madh”, që përgjon lojën deri në frymën e fundit…
Kur luanim si gjithë Europa me skemë normale dhe me stadiume që kishin frymën e shtënjtë të tifozëve, thonim me mburrje se titullin kampion do ta fitoj më i miri! Me këtë skemë që na ka zënë kokën, me derën dhe dorën e presidentit Duka, kampion mund të dalë edhe “më i keqi” ! Në fakt, koha po punon më shumë për të këqinjtë se sa për të mirët, dhe kush më mirë se futbolli , një “parti e fshehur” e pas topit , do ta kryente këtë mision..
Sfidanti.al