Në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Celta Vigos, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk hezitoi të fliste edhe për rivalin e gjysmëfinales në Champions League, Interin. ” Inter? Unë e vlerësoj mënyrën se si luajnë. Ata janë një ekip me përvojë, i organizuar si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Ata kanë cilësi në të gjitha repartet. Pavarësisht gjithçkaje, ne jemi në gjysmëfinale, ndërsa skuadra tjetër u eliminua. Ndoshta nuk jemi në top gjendje, por jam krenar për grupin tim. Në Dortmund nuk dhamë performancën tonë më të mirë, është e vërtetë. Por nëse në fillim të sezonit dikush do të na kishte thënë se më 18 prill do të ishim në gjysmëfinale, askush nuk do ta kishte besuar”- tha ai.
sfidanti.al