Kategoria Superiore po i afrohet fundit, me vetëm dy javë të mbetura për t’u luajtur, por më një luftë për mbijetesë të ndezur ethshëm si rrallëherë më parë me 5 skuadra që duan të sigurojnë vendin në elitë edhe në sezonin e ardhshëm. Nga Laçi i vendit të fundit te Teuta e vendit të 6-të, ka kombinime nga më të ndryshmet e rezultateve në këto dy javë që mbajnë lart një skuadër e zbresin një tjetër. Por në disa raste, mund të jenë bilancet në përballjet direkte ato që do të ndikojnë, nëse e ekipet e mbyllin me të njëjtin numër pikësh. Kur mbeten dy përballje direkte për t’u luajtur mes këtyre dy skuadrave, Tirana-Teuta dhe Skënderbeu-Bylis, situata e bilancit në ndeshjet direkte për këto 5 ekipe është si më poshtë:
Teuta 38 pikë
Ndaj Laçit 2 fitore, 1 barazim, 1 humbje
Ndaj Skënderbeut 2 fitore, 1 barazim, 1 humbje
Ndaj Tiranës 2 fitore, 1 barazim
Ndaj Bylisit 1 fitore 1 barazim, 2 humbje
Skënderbeu 37 pikë
Ndaj Teutës 1 fitore, 1 barazim, 2 humbje
Ndaj Tiranës 2 barazime, 2 humbje
Ndaj Bylisit 2 fitore, 1 barazim
Ndaj Laçit 2 fitore, 2 humbje (gol 4-5)
Tirana 36 pikë
Ndaj Teutës 1 barazim, 2 humbje
Ndaj Skënderbeut 2 fitore, 2 barazime
Ndaj Bylisit 2 fitore, 2 barazime
Ndaj Laçit 1 fitore, 2 barazime, 1 humbje (gol 6-5)
Bylisi 36 pikë
Ndaj Teutës, 2 fitore, 1 barazim, 1 humbje
Ndaj Skënderbeut 1 barazim, 2 humbje
Ndaj Tiranës 2 barazime, 2 humbje
Ndaj Laçit 1 fitore, 3 barazime
Laçi 33 pikë
Ndaj Teutës 1 fitore, 1 barazim, 2 humbje
Ndaj Skënderbeut 2 fitore, 2 humbje (gol 5-4)
Ndaj Tiranës 1 fitore, 2 barazime, 1 humbje (gol 5-6)
Ndaj Bylisit 3 barazime, 1 humbje
sfidanti.al