Virgil Van Dijk dëgjoi zemrën dhe vendosi që të rinovojë kontratën me Liverpool edhe për dy sezone të tjera. Mediat zbulojnë se për mbrojtësin ka patur interesim nga disa skuadra. Sipas asaj që shkruhet, Van Dijk pëlqehej nga Barcelona, Bayern Munich dhe Chelsea. Diçka e tillë është bërë e ditur nga lorrespondenti i TBR Football, Graeme Bailey. “Kishte interes nga të gjitha klubet e mëdha në Evropë…Barcelona, Bayern Munich, madje edhe Chelsea – asnjëri nuk bëri oferta, por ata e bënë të qartë nëse ai ishte i disponueshëm këtë verë, ata do të ishin të interesuar”, ka thënë Bailey.Van Dijk është pjesë e Liverpool prej shumë sezonesh.
sfidanti.al