Gentian Selmani është lideri i Tiranës. Gardiani i bardhebluve është futbollisti, i cili është aktivizuar më shumë në këtë Kategori Superiore. Ai ka qenë në fushën e lojës të 34 takimet, duke marrë minutat e plota. Jo vetëm kaq, por Genti është edhe lojtari, i cili është aktivizuar më shumë në Kategorinë Superiore. Në të dhjeta ekipet e kampionatit, ai është futbollisti i vetëm që ka luajtur në çdo takim. Pas Selmanit, te Tirana vjen Kola me 33 ndeshje, Soler, Dembele dhe pesëshen e plotëson Zharmuni. Te Tirana ka pasur një mori lojtarësh, por dy janë ata që kanë shënuar më shumë. Bëhet fjalë për Ualid Zharmunin dhe Akileu Ndrecën. Të dy kanë 20 gola, 12 dhe tetë respektivisht. Më pas Ernest, Bajroviç, Ismajli e me radhë. Skuadra ka pasur disa lojtarë që kanë tundur rrjetën në këtë kampionat, por që nuk kanë kaluar numrin 3. Bardheblutë, gjithashtu kanë qenë edhe një nga sulmet më të mira të Kategorisë Superiore, por edhe nga mbrojtjet më të këqija. Tetë janë lojtarët që deri tani nuk kanë marrë një minutë në Superiore. Ata janë R. Harizaj, L. Kozi, F. Doka, D. Dollaku, O. Patushi, E. Reçi, D. Ahmetaj dhe D. Duro, ndonëse janë të federuar dhe kanë qenë të paktën një herë në formacion. Ualid Zharmuni është futbollisti më i zëvendësuar te Tirana, me plot 15 herë. Akileu Ndreca është ai që ka hyrë më shumë si zëvendësues në lojë, plot 17 lojëra. Harizaj ka qenë 33 herë në stol, por pa luajtur qoftë edhe një minutë. Lojtari me më shumë kartonë është Gledi Mici me 7 të verdhë e një të kuq. Kujtojmë që Tirana është e teta në renditje me 36 pikë në 34 javë, duke luftuar ende për të qëndruar në Kategorinë Superiore së bashku me katër skuadra të tjera të kampionatit.
sfidanti.al