Real Madrid, Mbappe nuk ka asgjë serioze

Te Real Madrid mund të marrin frymë lehtësisht, pasi dëmtimi i Kylian Mbappe nuk duket serioz. Pasi u largua nga fusha për shkak të lëndimit gjatë ndeshjes së dytë të çerekfinales  së Champions League kundër Arsenalit, mediat bëjnë me dije se bëhet  fjalë për një ndrydhje të lehtë në kyçin e këmbës së djathtë. Sipas parashikimeve, sulmuesi francez do të jetë gati për Los Blancos për finalen e Kupës së Spanjës kundër Barcelonës të shtunën më 26 prill. Ky është një lajm i mirë për Ancelottin, i cili do ketë në dispozicion një nga më të mirët, për pjesën më të rëndësishme të sezonit.

sfidanti.al