Peshëngritje, Kristi Ramadani shkëlqen në Kampionatin Europian

Peshëngritësi Kristi Ramadani i ka dhuruar Shqipërisë dy medalje bronzi. Ramadani ia doli me sukses në Kampionatin Europian për të Rritur në Moldavi, duke treguar kështu se mbetet një nga më premtuesit për të ardhmen.

Kujtojmë se Ramadani fitoi dy medalje argjendi në Europianin e Peshëngritjes në Bullgari disa muaj më parë, çka bëri që ai të shndërrohej në nënkampion Europe në peshëngritje.

Postimi i Federatës:

Shqipëria ngjitet në podium me Kristi Ramadanin!

Kristi Ramadani shkruan historinë në Kampionatin Europian për të Rritur në Moldavi, duke sjellë dy medaljet e para për Shqipërinë në këtë aktivitet prestigjioz – dy medalje bronzi që konfirmojnë potencialin dhe forcën e brezit të ri!

Me një paraqitje plot forcë, karakter dhe përkushtim, ai ngjitet në podium dhe ngre lart flamurin kuqezi, duke treguar se peshëngritja shqiptare ka të ardhme të ndritur!

 

sfidanti.al