Lionel Messi do të vazhdojë të shkruajë historinë e tij futbollistike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ylli argjentinas pritet të rinovojë kontratën me Inter Miami, klubin me të cilin është lidhur që nga korriku i vitit 2023. Edhe pse kontrata aktuale e tij përfundon më 31 dhjetor të këtij viti, Messi do të mbetet pjesë e kampionatit amerikan MLS edhe për sezonet në vijim.
Sipas raportimeve nga media prestigjioze “The Athletic”, mes palëve është arritur marrëveshja për rinovimin e kontratës. Aktualisht, janë vetëm disa detaje të vogla që ndajnë zyrtarizimin nga njoftimi publik, por asgjë që të rrezikojë vazhdimësinë e bashkëpunimit mes Messit dhe klubit të pronarit David Beckam.
sfidanti.al