Tirana! Në Korçë nuk do bësh pallë si në Derbi..!

Treni i fundit për Tiranën! Do ta kap apo do ta humbasë? Cili qënka ky tren që do kap Tirana kur vetë Tirana, kryeqyteti, nuk ka tren? Flitet për një tren tjetër , që ndalon dhe niset nëpër stacione sipas oreksit  të “trenistit”. Quhet Superligë, por super është vetëm nga    marifetet, që ndodhin shpesh , si   magjira të një ..super-shtrige!

Një nga magjirat është që Tirana e madhe është bërë shumë e vogël. E ka fajin vetë, por edhe të tjerët e kanë ndihmuar goxha për ta bërë këtë  vetëvrasje. Pale kur thonë se ndeshja në Korçë me Skënderbeun bashkon për 90 minuta jetën dhe  vdekjen, pasi nuk do të jetë lojë- flirt  si Derbi me Partizanin, por një ndeshje e rrallë   dhe aq e ndershme nga halli që i ka zënë  ..sa   i përjashton edhe pazaret. Dhe tek ne kur ekipet nuk kanë shans të “dashurohen” qysh para ndeshjes, dy janë tundimet më të mëdha : na bëhet arbitri si gogol  dhe tjetra …frika nga dhuna!

Sfidanti.al