Pas ndeshjes derbi që u fitua 3-0, Tirana do të ketë edhe tri sfida të tjera. Në fillim është Skënderbeu. Një skuadër që për kryeqytetasit është “hambar” pikësh. Më saktë, dy triumfe dhe një barazim për bardheblutë, që tani duhet të fitojnë edhe ndeshjen e tretë nga katër sfidat. Me një llogari të thjeshtë, nëse ia dalin që të marrin këtë 3 pikësh, të paktën do të mbante poshtë (nëse renditja është kështu) një ekip. Teuta dhe Dinamo janë dy ekipet më të forta dhe që kanë qenë “tersi” i klubit kryeqytetas. Tirana e këtij sezoni me atë të sezonit të shkuar janë shumë larg njëra-tjetrës. Bardheblutë këtë sezon, kanë 35 pikë dhe janë të nëntët. Në të njëjtën javë, një sezon përpara, ekipi i Shkëmbit ishte shumë më lart. Më saktë në pozicionin e 6-të në renditje. Ekipi kishte 46 pikë. Në krahasim me sivjet i bie që ka pasur 11 pikë më shumë. Bardheblutë vjet e mbyllën të pestit kampionatin me 50 pikë të grumbulluara.
sfidanti.al