Herolind Shala ka nisur stërvitjen me Partizanin. 33-vjeçari ka nisur stërvitjen me të kuqtë e kryeqytetit, duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega. Shala ishte lojtar i lirë nga janari, ku u largua nga norvegjezët e Start. Ai ka eksperiencë të madhe, në disa klube gjatë karrierës, si Tollnes, Notodden, Lyngby, Stabaek dhe Valerenga në Norvegji, si dhe Erzurumspor në Turqi e Sparta Pragë në Çeki. Mesfushori ka qenë pjesë e moshave të Norvegjisë, ndërsa ka luajtur 5 ndeshje me Shqipërinë, para se të kalonte në vitin 2016 te Kosova, me të cilët ka luajtur për 27 ndeshje.
sfidanti.al