Ronaldo jep lajmin e hidhur, ndërron jetë legjenda portugeze

Cristiano Ronaldo ka dhënë një lajm të hidhur për tifozët e futbollit. Sulmuesi portugez, ka njoftuar ndarjen nga jeta të Aurelio Pereira, në moshën 77-vjeçare. Pereira ishte skaut futbolli në Portugali dhe gjatë kohës kur ishte pjesë e Sporting Lisbona, zbuloi Ronaldon, me pjesën tjetër që ishte histori.

Pereira ka qenë përgjegjës për zbulimin e shumë yjeve të ekipit kombëtar të Portugalisë gjatë viteve, duke përfshirë Luis Figo, Ricardo Quaresma dhe Nani.

“Një nga simbolet e botës së trajnimit na ka lënë, por trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë. Nuk do të ndaloj kurrë se qeni falenderues për çdo gjë që ai bëri për mua dhe shumë lojtarë të tjerë. Faleminderit përgjithmonë zoti Aurelio. U prehsh në paqe”, ka shkruar Ronaldo në postimin e tij.

sfidanti.al