F1, risi në garën e Spanjës, makinat me numrat e emrat e pilotëve të përmasave më të mëdha

Ndalesa e radhës së botërorit të Formula 1 do të zhvillohet këtë fundjavë në Barcelonë. Skuadrat do të zbresin në pistën katalanase me ndryshime përsa i përket apamjes së jashtme të makinave që u zbuluan pikërisht nga Mercedes. Duke nisur nga gara e Montmelosë, do të hyjë në fuqi një rregullore e re e cila parashikon rritjen e përmasave të numrave dhe karaktereve të mbiemrave të pilotëve që sigurisht do të jenë të shkurtuara. Sipas kësaj rregulloreje, numrat duhet të jenë të paktën 230 mm, ndërsa shkronjat duhet të kenë përmasa prej 150 mm.

sfidanti.al