Botërori i futbollit 48 skuadra merr jetë dhe gjithcka do të nisë nga viti 2026. Federata Ndërkombëtare e Futbollit miratoi përfundimisht formatin e ri të propozuar nga presidenti Gianni Infantino dhe që u aprovua më parë edhe në Këshillin e FIFA. Në të njëjtën kohë, FIFA miratoi edhe numrin e vendeve për cdo kontinent ku peshën më të madhe e ka ai evropian. Për Kontinentin e Vjetër janë rezervuar 16 vende që do të thotë më shumë shanse kualifikimi për përfaqësuese si Shqipëria. Afrika është ajo që ka përfituar më shumë nga kjo reformë pasi numri i vendeve të këtij kontinenti shkon nga 5 në 9. Për CONCACAF dhe Amerikën e Jugut janë miratuar 6 vende, ndërsa Azia ka të konfirmuara 8 vende. Për dy vendet e fundit FIFA bëri të ditur se në vitin 2025 do të zhvillohet një miniturne ndërkontinental me 6 skuadra në vendin ku do të organizohet edhe Botërori i 2026, emri i të cilit do të përcaktohet në kongresin e ardhshëm të FIFA.
sfidanti.al