Zyrtarizohet data dhe stadiumi i derbit

FSHF ka konfirmuar axhendën për tri javët e ardhshme të Superiores. Ndër ndeshjet e tjera, spikat derbi Tirana-Partizani. Derbi i kryeyqytetit do të luhet më 7 prill në orën 20:00. Komisioni i Ligave dhe Garave ka publikuar kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 31-të deri në atë të 33-të. Java e 31-të do të luhet të mërkurën dhe të enjten, më 26 dhe 27 mars. Ndeshjet e javës së 32-të do të zhvillohen të dielën dhe të hënën, më 30 dhe 31 mars.

Edhe java e 33-të do të luhet të dielën dhe të hënën, më 6 dhe 7 prill.

JAVA 31

Laçi – AF Elbasani               26.03.2025  15:00

Tirana – Bylis                       26.03.2025 18:00

Dinamo City – Partizani     27.03.2025 17:00

Teuta – Skënderbeu            27.03.2025 17:00

Egnatia –  Vllaznia              27.03.2025 20:00

JAVA 32

Skënderbeu – Dinamo City    30.03.2025 17:00

Vllaznia – Teuta                         30.03.2025 20:00

Partizani – Laçi                          30.03.2025 20:00

Bylis – Egnatia                            31.03.2025 15:00

AF Elbasani – Tirana                31.03.2025 18:00

JAVA 33

Laçi – Skënderbeu                     06.04.2025 15:00

Bylis – Vllaznia                           06.04.2025 15:00

Dinamo City – Teuta                 06.04.2025 18:00

Egnatia – AF Elbasani               07.04.2025 17:00

Tirana – Partizani                       07.04.2025 20:00

sfidanti.al