“Xixa” në Kombëtare, Bajrami dhe Asani nuk e pritën mirë vendimin

Situata në Kombëtare duket se nuk ka qenë më e mira e mundshme para ndeshjes me Andorrën. Sipas gazetarit Anton Cicani, Nedim Bajrami dhe Jasir Asanin nuk e pritën mirë vendimin e trajnerit Silvinjo për t’i lënë jashtë formacionit. Ai tha se njëri nga ta nuk donte të dilte në stërvitje dhe kishte bisedë me trajnerin Silvinjo, e cila nuk ishte shumë e mirë.

Si dënim trajneri i nxori në nxehje për 20 minuta në fund të ndeshjes me Andorrën dhe më pas i la në stol, duke mos i aktivizuar asnjë minutë. Situatë ndryshe nga Ernest Muçi. Djaloshi i dalë nga Pogradeci fillimisht dhe më pas Akademia e Tiranës nuk ka bërë fjalë, por nuk e ka pritur mirë aspak lënien në stol për dy ndeshje dhe asnjë minutë në fushë.

sfidanti.al