Sa nerva të forta paska patur ky Ernest Muçi! Me nervat e tij po luan aq shfrenuar trajneri Silvinjo, sa ndonjëherë dyshon se mos na përsëritet historia me qenin e Pavlovit, që ngacmonte nervat e tij atje ku s’mbante. Kujt nuk i vjen radha në Kombëtare për të luajtur disa minuta “të arta”, nga ato që bekohen si qoka të trajnerit për menexherët e futbollistëve. Vetëm Ernest Muçi është i braktisuri i madh !
Sa ironike është kur dëgjon nëpër studio shprehjen shumëpërdorimshe “se Muçi duhet ta rrëmbëje fanellën e jo t’i japin”. Po të tjerët që futen si me parashutë në formacionet e Silvinjos, as nuk flitet për rrëmbim fanellë, flitet më zë të ulët për shkëmbime qokash. Edhe me Andorën mikroskopike, për të cilën doli anektoda se ishin “11 turistët e parë”të këtij sezoni, nuk pati disa minuta për Muçin e talentuar kur luan jashtë dhe i pazoti sapo vjen në Kombëtare. Ky Muçi paska patur qimen e derrit, mirë që nuk e do trajneri Silvinjo ose ka marre urdher nga lart, por edhe ..vetë Qeveria i paska thënë futbollistit se po nuk ndërrove menexher, nuk do të luash në Kombëtare…
Sfidanti.al