Ka pallatin e ëndërrave ose kullën e saj.. Kombëtarja jonë !

A do të barazojmë me Anglinë? Kjo është pyetja mbi pyetje  për ndeshjen në Uembli. Këtë herë jemi me “këmbët në tokë” se pyetja mund të ishte edhe më me “taban”:  po sikur ta mundim Anglinë? Po të kthesh kokën nga pas, tamam te statitikat, nuk na bëhet për mbarë, sepse kemi pësuar nga një shuplakë me gola. Ndaj ne shkojmë përpara, edhe para ndeshjes, duke ëndërruar fort  , por me komandë! Ëndërrat që na shfaqen me Kombëtaren , si një bast i sigurt , na  vijnë  nga  “pallati i ëndërrave”.

Në fillim ëndërrën e shohin shefat, e kontrollojnë mirë e mirë,  pastaj ëndërra zbret “bio” në popullin e futbollit .Siç ndodhi në Europian që na rrokanisën kokën  se do të dilnim të parët në grup apo betimi në Ligën e Kombeve se do të dilnim të parët dhe pikë gajle .. katapultuam të fundit.

Këtë herë , në prag të ndeshjes me Anglinë në Uembli, paska ëndërruar edhe vetë trajneri Silvinjo.  Ëndërra e tij nuk lidhet me Anglinë, sepse ka gjëra edhe më të mëdha , lidhet me kualifikimin në Botëror! Është kaq e ndezur gara për të para ëndërra para ndeshjeve të Kombëtares, sa edhe vetë trajneri Silvinjo, në vend që të zbulojë objektivin që ka , na tregon një sekret të madh, se edhe ai  shikon ëndërrën… botërore !

Sfidanti.al