Manaj i pandalshëm në kampionatin turk

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Rei Manaj ka shënuar gol në kampionatin turk me fanellën e Sivasporit në sfidën kundër Hatajspor. Manaj shënoi golin e barazimit të përkohshëm 2-2 në pjesën e dytë. Ky ishte goli i 8-të sezonal në kampionat për sulmuesin kuqezi. Një lajm i mirë edhe për kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjeve kundër Anglisë dhe Andorrës, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

sfidanti.al