Tiranës i duhen 14 pikë për të qëndruar në Superiore

Tirana zhvilloi me Egnatian sfidën e radhës së kampionatit, por për të shpëtuar nga rënia direkte, bardhebluve do t’u duhen 14 pikë. Në 2 kampionatet e fundit, skuadrat që kanë shpëtuar direkt kanë pasur të paktën 46 pikë. Një shifër goxha e madhe, duke pasur parasysh se 26 herë kampionët në këtë moment që flasim kanë 31 pikë. Kjo do të thotë se Tiranës i duhen edhe pesë fitore të tjera, që tifozët të flenë të qetë. Problemi qëndron se kalendari i mbetur, ka vetëm 6 ndeshje dhe Tirana këtë kampionat nuk ka mundur të fitojë dy sfida rresht.

sfidanti.al