Që kur kuqezinjtë u rikthyen në stërvitje (të hënën) pa suksesit kundër Leçes, në “Milanello” janë parë nga pak të gjithë drejtuesit përveç Zlatan Ibrahimoviçit. Zyrtarisht suedezi është me grip, megjithatë të shumtë janë atë që e lidhin mungesën e tij me krisjet e fundit me Furlanin për shkak të zgjedhjes së drejtorit sportiv. Kujtojmë se administratori ishte në Shtetet e Bashkuara një javë më parë dhe nga takimi me pronarin Kardinale iu tha votëbesim për zgjedhjet e reja në aspektin e bordit drejtues. Në këto kushte, mbetet për t’u parë nëse Ibra do të jetë nesër në 18:00 në “San Siro” për të asistuar në ndeshjen e Milanit kundër Komos. Në vitin 2019, statujës së Ibrahimoviçit përballë stadiumit të Malmoes iu këput hunda, e cila më pas u vodh nga disa vandalë. Vepra nuk është restauruar që nga ajo kohë dhe vitin e kaluar iu kushtua një dokumentar me titullin “Zlatan’s nose” (Hunda e Zlatanit). Pikërisht ky material do të prezantohet në Kopenhagen gjatë “International Documentary Film Festival”, që do të nisë më 20 mars.
sfidanti.al