Ibrahimoviç zgjedh Shqipërinë dhe jo Kosovën?

Në kulmin e debatit dhe zhurmës që ka shkaktuar në orët e fundit vendimi i kapitenit të përfaqësueses së 21 vjeçarëve të Kosovës, Etnik Brruti për të zgjedhur të luajë me kombëtaren e Shqipërisë, një tjetër lojtar i rëndësishëm pritet të bëhet “molla e sherrit” mes Shqipërisë e Kosovës. Bëhet fjalë për sulmuesin e Lazios, Arijon Ibrahimoviç. Megjithëse Zv.Drejtori i kombëtares kosovare, Saimir Ujkani pati deklaruar pak kohë më parë se “dardanët” janë në ndjekje të Ibrahimoviç, për ta bindur atë të luajë për ekipin përfaqësues të Kosovës, së fundmi mësohet se edhe sulmuesi duket se ka zgjedhur që të veshë fanellën kuqezi. Anësori bëhet me dije se pëlqen projektin e Sylvinhos dhe tashmë ka nisur punën për të përfaqësuar Kombëtaren kuqezi.

Lojtari ka nisur tashmë procesin për t’u paisur me pasaportë shqiptare dhe shumë shpejt pritet të jetë protagonist në fushën e lojës, me përfaqësuesen kuqezi. Kujtojmë se interes për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe Gjermania dhe Kosova, por mesa duket 19-vjeçari ka preferuar të përjetojë emocionet me fanellën kuqezi. Gjithashtu Ibrahimovic ka luajtur në Serie A për Frosinonen, ndërsa shihet me interes edhe nga skuadra të mëdha të kontinentit. Kartoni i tij zotërohet nga Bayern i Mynihur, ndërsa këtë sezon Arijon Ibrahimoviç po luan në formë huazimi me Lazion në Serinë A.