Barcelona po përjeton disa ditë shumë të vështira pas ndarjes nga jeta të mjekut Carles Miñarro, një ngjarje që çoi në shtyrjen e ndeshjes mes Barcelonës dhe Osasunës, e cila ishte planifikuar të luhej të shtunën e kaluar. Humbja e tij ka sjellë gjithashtu ndryshime në protokollet e ndeshjeve të Champions League, si në fazën përgatitore ashtu edhe ditën e ndeshjes. Në radhë të parë, klubi kërkoi nga UEFA që të anulonte konferencën për shtyp të lojtarit që zakonisht flet për mediet para çdo ndeshjeje të kësaj gare. Klubi dëshironte, nga njëra anë, të respektonte figurën e doktor Miñarro-s dhe, nga ana tjetër, të shmangte pyetjet e shumta që mund të ngriheshin mbi këtë çështje. UEFA e miratoi këtë kërkesë.
I vetmi që foli ishte trajneri Hansi Flick. Megjithatë, përpara se të fillonte fjalën e tij, në sallën e konferencave u mbajt një minutë heshtje në kujtim të mjekut. Fillimisht u spekulua se tekniku do të bënte vetëm një deklaratë të shkurtër për gjendjen emocionale të ekipit dhe për ndeshjen kundër Benfica-s, por, në fund, Flick zhvilloi një konferencë normale duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të gazetarëve.
Kërkesa e Barcelonës për minutë heshtje para ndeshjes me Benfica-n
Një tjetër kërkesë e bërë nga Barcelona drejtuar UEFA-s ishte mbajtja e një minute heshtje përpara fillimit të ndeshjes së së martës kundër Benfikës. Organi më i lartë i futbollit evropian është zakonisht shumë selektiv për lejimin e këtyre nismave, ndaj klubi katalanas ishte në pritje të një përgjigjeje nga UEFA.