Diego Armando Maradona, gjithnjë, është konsideruar si një nga perënditë e futbollit, por edhe si një nga lojtarët më kontradiktorë në historinë e futbollit, duke pasur parasysh, midis të tjerave, edhe përfundimin nga ai të karrierës së futbollit, në një mënyrë të palavdishme. Ky futbollist i jashtëzakonshëm argjentinas ra pre e “mëkatit” më të keq dhe, disa herë, u ndodh në prag të vdekjes. Tani, në një intervistë ekskluzive e të sinqertë në programin televiziv italian “Amiçi”, ai përmendi disa nga momentët më të vështirë në jetën e tij dhe mbështetjen e madhe që iu dha atij në ato kohë të vështira për të.
“Kam 13 vite që nuk përdor më drogë. Tani, kënaqem, duke luajtur futboll me fëmijtë e mi. Kur ndodhesha në momentin më të vështirë, dola nga koma vetëm falë një njeriu. Vajza ime, Dalma, forca e saj më nxori nga koma. Ajo qëndroi afër meje, kur ishte mëse e nevojshme”, tregoi, duke u emocionuar, Maradona legjendar që, më pas, vuri në dukje se nuk e përjashton mundësinë që të marrë përsipër drejtimin e Napolit. “Në rast njerëzit dhe tifozët në Napoli, do të duan që të vij, unë jam në dispozicion”, vuri në dukje ky argjentinas i famshëm.
Sfidanti.al