Alegri: Juventusi është super, por ta harrojmë fitoren e parë!

Duhet edhe një “kthesë” përpara sesa Juventusi të mbërrijë në finalen e Championsit në Kardif. Kjo “kthesë” është ndeshja në Torino ndaj Monakos, gjysmëfinalja e dytë, që duket pak a shumë e përfunduar pas suksesit 2-0 në staidumin “Luigji II” në Montekarlo. Gjithsesi, trajneri Masimiliano Alegri ka parë aq futboll sa të ruajë qetësinë dhe të kërkojë përqëndrim nga të vetët.

“Në futboll kurrë nuk i dihet, – tha ai në konferencën para ndeshjes, – duhet të ruajmë përqëndrimin sa më të plotë. Monako nuk ka asgjë për të humbur, dhe mund të mbështetet në lojtarë me cilësi, ndaj edhe finalen ende nuk e kemi të garantuar, po ashtu si titullin kampion. E vetmja gjë e sigurt, deri tani është finalja e Kupës së Italisë’. Pas Monakos vjen Roma, por Alegri dëshiron të flitet vetëm për Championsin. Ai lavdëron Higuainin (si njeri dhe si futbollist) dhe thotë se argjentinasi do të jetë në fushë, pa problem. Dyshimet e vetme të trajnerit lidhen me zgjedhjen mes Barxalit dhe Kuadrados, si dhe për të përcaktuar dyshen titullare, ndër treshen Markizio-Pjaniç-Kedira.

Sfidanti.al