I mbetur pa asnjë objektiv këtë sezon, pas eleminimit nga Champions League dhe duke qenë larg kreut në Premier League, Manchester City po përgatitet për një revolucion të vërtetë në verë. “Daily Star” raporton se të paktën këta 8 lojtarë dhe bëhet fjalë për yje me peshë në ekip, do të largohen në fund të sezonit nga “Qytetarët”. Kevin De Bruyne, Bernardo Silva, John Stones, Mateo Kovacic, Ilkay Gundogan, Ederson, Jack Grealish dhe Kyle Walker nuk do të jenë me pjesë e Manchester City për sezonin e ri. Mesa duket drejtuesit e City-t po bëhen gati për një riformatim të vërtetë të skuadrës së tyre, por ende nuk dihet nëse ky ndryshimm do përfshijë Pep Guardiolën apo jo. Mediat angleze kanë raportuar ditën e sotme se Guardiola do të largohet në fund të sezonit dhe pasuesi i tij pritet të jetë trajneri bask i Bournemouth, Andoni Iraola.
sfidanti.al