Lajm i papritur për Interin, që do të duhet të bëjë pa portierin titullar Yann Sommer për disa javë. Ja raporti zyrtar mjekësor i klubit zikaltër:
“Yann Sommer iu nënshtrua këtë mëngjes testeve klinike dhe instrumentale. Kontrollet në Institutin Humanitas të Rozzanos zbuluan një frakturë të kokës së falangës proksimale të gishtit të madh të dorës së djathtë. Në ditët në vijim do të vendoset për llojin e terapisë që do të ndiqet”.
Sa gjatë do të mungojë Sommer?
Dëmtimi i portierit zviceran pritet ta mbajë atë jashtë fushave për rreth 3-4 javë, duke bërë që të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme për ekipin e Simone Inzaghit.
Ndeshjet që mund të humbasë Sommer:
???? Genoa (24 shkurt, Serie A)
???? Lazio (25 shkurt, Çerekfinale e Kupës së Italisë)
???? Napoli (2/3 mars, Serie A)
???? RB Leipzig (5 mars, 1/8 e finales së Champions League – ndeshja e parë)
???? RB Leipzig (12 mars, 1/8 e finales së Champions League – ndeshja e kthimit)
???? Atalanta (16 mars, Serie A)
Martinez merr “skenën”
Në mungesë të Sommer, vendin e titullarit në portë do ta marrë Josep Martinez, i cili deri tani ka luajtur vetëm një ndeshje këtë sezon, në Kupën e Italisë. Një sprovë e madhe për portierin spanjoll, që tani duhet të provojë veten në një periudhë vendimtare të sezonit.
sfidanti.al