Rroftë futbolli i zyrave! Edhe holandezi Frank ..u mrekullua

Rroftë futbolli i zyrave, poshtë futbolli i fushës ! Këto ditë ishte në Tiranë, presidenti i Federadës Holandeze të futbollit, zoti Frank. Ishte shumë i lartë nga trupi,  ose janë shumë të vegjël këta tanët, (shikoni në foto me Dukën dhe Ademin e Kosovës) por kur fliste… “shkurtohej”. Ishte tamam “holandez fluturues”  sepse më shumë qëndroi në qiell se sa në tokë: “Jam shumë i impresionuar nga arritjet e mëdha të FSHF-së…”

“Shtëpia e futbollit”, siç i quajnë zyrat stërmadhe të FSHF-së, po na shndërrohet në shtëpinë e magjisë ! Edhe kur ishte presidenti i Federatës Italiane, Gravina, mbeti me gojë hapur nga arritjet e mëdha të FSHF-së dhe sidomos të presidentit Duka.  Edhe kur u bë mbrëmja Gala për “Topin e Artë”,  Ceferini i UEFA-s dhe Infantino i FiFA-s, kur u shfaqën në ekran,   dukeshin të mrekulluar me arritjet tona  të pazakonta, që me sytë tona nuk dallohen…

Po cilat janë arritjet që ata i shohin dhe ne jemi të verbuar? Presidenti ne  ballë të UEFA-s  apo stadiumi “Arena”  i veçante per nga Kulla. Holandezi  Frank nuk pati fatin të shikonte një ndeshje kampionati, ashtu si  Gravina i Italisë që nxitonte , por , ama, panë zyrat mbresëlënëse  të FSHF-së ,  i vetmi “stadium” që na mbushet  plot e përplot çdo “ndeshje” me 150 zyrtarë…

Sfidanti.al