PSG, Kvara optimist: Mund të fitojmë Champions

Khvicha Kvaratskhelia u shpreh pas fitores 7-0 ndaj Brest në Champions League se PSG ka mundësitë e veta për të fituar këtë kompeticion.

“Ishte e rëndësishme të fitonim. Nuk është e lehtë të fitosh 7-0 dhe ne jemi shumë të lumtur. “Kualiteti i lojtarëve është shumë i lartë dhe ata më ndihmojnë në fushë. Është shumë kënaqësi të luash në këtë ekip, jam shumë i lumtur”. “Fitimi i Champions? Gjithçka është e mundur. Synimi ynë është të fitojmë dhe do të bëjmë gjithçka për ta arritur këtë”, tha ai.

sfidanti.al