Toti: Do ta them fjalën e fundit mbas 23 ditësh!

Legjenda e Romës dhe e futbollit italian, Françesko Toti, ende po hesht si një “plak i mençur” lidhur me të ardhmen e tij, si lojtar aktiv, në fushat e futbollit. Disa njerëz të kryesisë së Romës, si presidenti i klubit,  Xhejms Palaota, dhe “operativi” i ri Monçi, kanë thënë, gjatë kohëve të fundit, se ky sezon do të jetë i fundit për “princin” e Romës, por vetë Toti, deri tani, nuk ka thënë asnjë fjalë lidhur me sa më sipër dhe po hesht me urtësi, ndërkohë që vë në dukje se ai do t’i bëjë të ditur planet, lidhur me të ardhmen e tij, në fund të këtij sezoni. “Do ta merrni vesh në fund të sezonit, mbas 23 ditësh, ndërkohë që ju keni pritur një vit të tërë”, theksoi Françesko i madh.

Sfidanti.al