Conor McGregor bëhet baba, djali i tij Conor Jack, 40 mijë ndjekës në Instagram

Ndërsa Floyd Mayweather është i impenjuar me përurimin e klubit të tij striptease, kundërshtari i tij i mundshëm, Conor McGregor merr lajmin më të bukur nga bashkëshortja e tij, Dee Devlin që solli në jetë djalin e tyre Conor Jack  që duket se tashmë është bërë i famshëm. Sipas asaj që publikohet te ‘Irish Mirror’, trashëgimtari i Mcgregor lindi në spitalin Coombe Maternity në Dublin dhe si ai ashtu dhe nëna e tij janë në gjendje shumë të mirë. Conor Jack u bë lajm për mediat e kronikave rozë pasi në momentin e lindjes ai peshonte 4 kg e sidomos për faktin se prindërit e tij krijuan një profil të tij në Instagram duke regjistruar menjëherë mbi 40 mijë ndjekës edhe pse nuk është bërë ende asnjë postim për të.

sfidanti.al