Gjergji Kote rinovon me Partizanin

Partizani njofton se ka rinovuar kontratën e mesfushorit Gjergji Kote. 20-vjeçari ka zgjatur bashkëpunimin me klubin kryeqytetas deri ën vitin 2029. “FK Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Gjergji Koten. 20-vjeçari dhe drejtuesit kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2029, duke konkretizuar pozitivisht të ardhmen e mesfushorit të talentuar te Partizani. Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub – Lojtar”, shkruhet në njoftimin e klubit.

sfidanti.al