Një zyrtar britanik i FIFA-s është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi kishte kontaktuar me një 14-vjeçar ku i kërkonte që të kryenin marrëdhënie seksuale. Zyrtari i FIFA-s quhet Xhek Eduard dhe është 39 vjeç. Ai u ndalua pranë një hoteli në Majemi pasi autoritet lokale kishin prova se kishte tentuar që të joshte një fëmijë për të kryer më pas marrëdhënie seksuale. FIFA ka pranuar gjithçka duke informuar se ka ngrirë menjëherë nga çdo funskion zyrtarin, i cili ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si lider i projektit “FIFA Sound”.
sfidanti.al