Asllani nuk është më “zëvendësi” i Çalhanoglu

Në takimet e fundit është vënë re qartë se Kristjan Asllani ka humbur një pozicion në hierarkinë zikaltër. Në një analizë të bërë nga mediet italiane thuhet se shqiptari, i cili konsiderohej nga trajneri si pasardhësi natyral i Hakan Çalhanoglut, ka humbur terren dhe tashmë është kthyer në një zgjedhje të tretë. Në ndeshjet e fundit mesfushori turk është zëvendësuar nga Piotr Zielinski ndërsa për Asllanin janë rrezervuar vetëm pak minuta. Ky është një mesazh i qartë që i ka dhënë Simone Inzagi, mesfushorit shqiptar, i cili duket se nuk ka kënaqur plotësisht nevojat e klubit.

sfidanti.al