Lewa te Barcelona edhe për një vit shtesë

Robert Levandovski ka gjetur akordin me Barcelonën për të vazhduar edhe tjetër vit së bashku. Sipas medieve spanjolle mësohet se polaku është takuar me drejtuesit e klubit katalan për të diskutuar rreth rinovimit, i cili do të bëhej automatikisht sapo ai të luante gjysmën e takimeve të këtij sezoni. 36-vjeçari në këtë sezon është golashënuesi më i mirë i Barcelonës me 31 gola në 33 takime.

sfidanti.al