Plas skandali në Turqi, Fenerbahçe sulmon klubin rival

Në Turqi, nuk ndalet stuhia kundër arbitrave, që shpërtheu pas vendimit të Adana Demispor për t’u larguar nga fusha pas një penalltie të dhënë me shumë bujari për Dries Mertens dhe pak orë pas incidentit erdhi postimi helmues nga Fenerbahçe në drejtim të rivalëve të Galatasaray:

“Me kontratat tuaja të paligjshme, me shitjen e biletave në mënyrë të jashtëligjshme, bastet ilegale dhe me merkato në të zezë  vazhdoni të mashtroni shtetin tonë dhe Federatën turke të futbollit. Me kontrollin e mediave dhe deklaratat hipokrite vazhdoni që të gënjeni opinionin publik. Vazhdoni të mashtroni gjyqtarët dhe tifozët e futbollit me lojtarët tuaj që sillen në mënyrë mashtruese prej vitesh. Falë jush nuk ka mbetur as besim dhe as drejtësi! Por ju jeni gjithmonë më të pafajshmit dhe më të viktimizuarit! Urime, për çfarë i keni bërë futbollit turk”, shkruhet në postimin e Fenerbahces në kanalet zyrtare të klubit.

sfidanti.al