Polemikat me Tebas, Ancelotti: Askujt nuk i ka ikur mendja

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti i’u përgjigj presidentit të La Liga-s, Havier Tebas, ndërsa mes të dyve ka pasur polemika për gjykimin. Italiani tha se “Los Blancos” duan vetëm një shpjegim. Reali u ankua për rastin e mospërjashtimit të mbrojtësit të Espanjol, Karlos Romero, për një ndërhyrje të gabuar ndaj Kilian Mbape. Lojtari më pas shënoi edhe golin e fitores pë Espanjol. Ancelotti foli shkurt për ccështjen në konferencën për shtyp, përpara sfidës me Atletiko Madridin, në mbrëmjen e së shtunës. “Nuk kam dëshirë që të ndalem te kjo temë, përpara një ndeshjeje kaq të rëndësishme. Tebas të qëndrojë i qetë, askush këtu nuk e ka humbur mendjen! Gjithçka që është kërkuar është një shpjegim! Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e rëndësishme për të dyja skuadrat. Derbi është gjithmonë i veçantë, ndaj një kundërshtari shumë të vështirë. Ata kanë mjaft cilësi! Por në të tilla sfida ke dëshirë që të jesh! Do te jetë spektakël!”, ishin fjalët e tij. Ndërsa trajneri i Atletikos, Diego Simeone deklaroi në konferencë për shtyp se skuadra e tij është e përqendruar te derbi dhe jo te polemikat. Reali kryeson me 49 pikë, ndërsa Atletiko ndjek në renditje me 1 pikë më pak.

sfidanti.al