Basketboll femra, Tirana fiton Kupën e Shqipërisë

Tirana është shpallur sot pasdite fituese e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra për vitin 2025. Në finalen e luajtur në mjediset e Akademisë Goga në Durrës, skuadra bardheblu mundi 79-61 Partizanin. Një derbi kryeqytetas që dhuroi rivalitet vetëm në 10-minutëshin e parë, mbyllur në barazim 10-10, periodë ku skuadrat bënë shumë gabime. Më pas, në fushë komandon Tirana, që shkëputet mbi 20 pikë (36-22 mbyllet pjesa e parë). Në periodën e tretë, bardheblutë mjaftohen me kontrollin e avantazhit edhe pse Partizani për një moment ngushton shifrat deri në 11 pikë. Gjithsesi, Tirana nuk toleron dhe udhëheq thellë 59-40. Asgjë nuk ndryshon në cerekun e fundit, ku Tirana është më e saktë dhe fiton 79-61. Shënuesja më e mirë për bardhblutë ishte Enisa Qosja me 25 pikë (MVP e finales), vendimtare me kundërsulmet e saj, mbështetur nga Emani me 20 pikë.

 

Gjysmëfinale – Femra
Tirana – Teuta, 78-60
Partizani – Flamurtari, 68-65

Finale – Femra
Tirana – Partizani, 79-61

sfidanti.al