Cikalleshi shënon golin e parë me fanellën e Adanaspor

Sokol Cikalleshi ka shënuar golin e parë me fanellën e Adanaspor, skuadër tek e cila u transferua gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi kavajas ka shënuar golin e parë në fitoren 2-1 përballë Manisa FK. Cikalleshi ka fituar një penallti, të cilën e ka goditur vetë, duke zhbllokuar sfidën. Ky ishte goli i parë në kampionat për Cikalleshin në 4 sfida që ka luajtur në Ligën e Parë turke me fanellën e Adanasporit.

sfidanti.al