Vjen penalltia, s’është  VAR-i ! O futboll ç‘të gjeti..

Erdhi VAR-i, por iku  penalltia dhe goli qe mund te vinte prej saj  ! Të dyja bashkë nuk bëhen dot.  Sa vjen njëra,  ikën tjetra dhe është Partizani që duhet të presë akoma për të shijuar valën  nga 11 metra . Çfarë perle ka ndodhur këtë herë? Partizani pretendon për një penallti ndaj Laçit, por sistemi VAR erdhi në “jetë” 1 minutë më vonë se sa rasti në fjalë. Paska qënë me defekt deri në minutën e 71-të  dhe penalltia nuk u fut dot në “ barkun e furgonit” , i cili  po na bëhet si  “Kali i Trojës”…

Si prishet dhe si rregullohet  sistemi VAR?  Brenda ndeshjes, brenda një minute, tamam kur nuk duhet.. ngjallet  !

Jemi mësuar pa drita edhe në futboll, madje edhe në ndeshjet Derbi, madje kemi hyrë në historinë e zezë të  futbollit kur i kemi fikur dritat në mënyrë galaktike Realit të Madridit. Po nuk po mësohemi dot me VAR-in që një herë është, një herë nuk është. Një herë punon, dy herë s’punon dhe kulmi vjen kur…rregullohet me një zile celulari.

Sfidanti.al