Sylvinho i “bën qokën” Superiores

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ndoqi nga afër ndeshjen mes Dinamos dhe Skënderbeut. Numri një i pankinës kuqezi u shfaq në shkallët e “Elbasan Arena”, teksa ndoqi më vëmendje sfidën e javës së 23-të të kampionatit. Në këtë periudhë para fazës kualifikuese të Botërorit, nuk përjashtohet mundësia që Sylvinho të ndjekë talente vendas, të cilët mund të jenë një opsion i mirë për t’u grumbulluar nga përfaësuesja kuqezi. Edhe në takime të tjera të elitës së futbollit shqiptar gjatë këtij sezoni, ai nuk ka hezituar të shikojë nga pranë ndeshje të ndryshme. Por pyetja që lind është: A ka talente apo emra të denjë për Kombëtaren, Kategoria Superiore? Kush mendon që po të ngrejë dorën…por jo atë me “allçi”.

sfidanti.al