Barcelona negocion në Lisbonë për Marcus Rashford

Jashtë formacionit të Manchester United nën drejtimin e Ruben Amorim, që nga 12 dhjetori, Marcus Rashford është pranë largimit dhe Barcelona është një nga opsionet që po shqyrtohen. Sipas gazetës ‘Sport’, procesi ka hyrë në fazën vendimtare, madje dhe ka pasur një takim në Lisbonë, ku Barcelona përballet me Benfikën këtë mbrëmje në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, mes Deco-s, drejtor sportiv i katalanasve, dhe agjentëve të sulmuesit anglez. Operacioni aktualisht është i ndalur, pasi Barcelona nuk ka hapësirë të mjaftueshme në buxhetin për pagat për të regjistruar sulmuesin 27-vjeçar, i cili do të mbërrinte në formë huazimi. I njëjti burim shton se Rashford dëshiron të shkojë te Barcelona dhe madje është arritur një marrëveshje mes palëve. Rashford ka nxitim, pasi, nëse Barcelona nuk arrin ta regjistrojë, ai dëshiron të ketë kohë të mjaftueshme për të gjetur një zgjidhje tjetër. Këtë sezon, Rashford ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë tri asistime në 24 ndeshje me Manchester United.

sfidanti.al