Bayerni i Mynihut ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në ndërtimin e ekipit të së ardhmes me firmën e Tom Bisshof. Klubi rekordmen në Gjermani ka bërë me dije se 19-vjeçari ka nënshrkuar një kontratë e cila nis në qershor të këtij viti dhe skadon më 30 qershor të 2029-ës. Mesfushori i Hofenhaimit ka qenë në radarët e disa prej skuadrave të tjera Europiane, por drejtuesit e Bajernit fituan këtë garë duke paraqitur projektin e duhur. “Tom Bisshof është njëri prej talenteve më të mëdhenj të futbollit gjerman dhe jo më kot ka ngjallur interes në shumë skuadra. Edhe pse në moshë të re po flasim për një lojtar me shumë eksperiencë. Tom është profili ideal për folozofinë e klubit tonë”, tha drejtori sportiv i Bajernit, Kristof Frojnd.
sfidanti.al