Partizani është shndërruar në një “market” të klubeve të huaja, që po tentojnë ta “zbrazin” akoma më shumë ekipin e Veselinoviç. Para pak ditësh nga Polonia u njoftua se Slask Vroklav ka bërë një ofertë në drejtim të Partizanit për Bintsukën. Më pas, burime për gazetën bënë me dije se klubi e ka refuzuar këtë propozim, pasi opsionet në sulm janë të pakta pas largimeve të Mba, por edhe Pilotos. Por duket se polakët nuk janë dorëzuar dhe gazeta mëson se ata vijojnë të këmbëngulin për shërbimet e kongolezit. Deri më tani ofertat janë mbajtur sekrete, por në korridore flitet për shifra deri në 250 mijë euro, nisur edhe nga fakti se në maj Bintsuka del lojtar i lirë. Vetë kongolezi nuk po bën rezistencë për tu larguar, sepse kontrata ia jep këtë luks. Por klubi polak ngul këmbë, sepse beson se Bintsuka ka elementet që i duhen sulmit për të rritur nivelin dhe për të siguruar mbijetesën. Bintsuka ka interes edhe nga Ukraina.
sfidanti.al