Ylli spanjoll i F1, Fernando Alonso, ka shprehur dëshirën për të garuar për titullin e madh. Edhe pse 2 herë kampion bote, ai beson se është në formë dhe me energjitë e duhura për të prekur edhe një herë emocionet e fitores. Piloti spanjoll Fernando Alonso, tashmë 43 vjeçar, nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga garat e F1 pavarësisht moshës. Dy herë kampion i Botës, dhe 31 herë fitues i “Grand Prix” në 21 sezone, aspiron të marrë pjesë në një tjetër duel dhe aspiron sërish për titullin e madh. Duke folur për “ВВС Sport”, ai u shpreh se nuk i pëlqen fakti që shpesh i përmendin moshën, pasi për të nuk ka qenë kurrë faktor pengues për të provuar sfida të tjera. “Ndihem sikur jam 25 ose 30 vjeç dhe ende konkurroj. Jam ende i motivuar, i freskët, i stërvitur për të garuar dhe për të bërë të njëjtën stërvitjeë kam bërë 20 vjet më parë, sepse rutina është e njëjta”, tha Fernando Alonso, i cili piloton një Aston Martin. Ai zbuloi se nuk ka munguar kurrë në një seancë stërvitore gjatë gjithë karrierës së tij.
“E gjitha varet nga disiplina ime ne pune, stërvitje dhe përkushtimi im ndaj Formula 1 që do e cilësoja ekstrem. Nuk kam munguar kurrë në një seancë stërvitjeje, testimi ose në takimet tek kompania ime me inxhinierët. Kjo ndodh kur vërtet përkushtohesh në F1, dhe një gjë e tillë të jep shanset për të korrur përfitimet në afatgjatë. Dua të provoj sfida të reja, sepse nuk kam pasur kurrë një makinë kaq të mirë dhe e di që mund të dominoj”, shtoi spanjolli.
Krahas pasionit të tij me garat, Alonso mbetet I angazhuar në kompaninë e tij, A14 Mengament për rekrutimin e pilotëve të rinj. Vetëm 2 ditë më parë Alonso njoftoi se ka firmosur në marrëveshje me kampionin William Steven Power të Serisë Indycar, që I shtohet listës pak përpara hapjes zyrtarisht të sezonit. Ish-kampioni i Botës, ka pasur ecuri të jashtëzakonshme me mjetet e Alpine dhe Aston Martin në sezonet e fundit, duke zënë vende të rëndësishme në renditje.
sfidanti.al